Mix
Operacioni i hemorroideve
Heqja kirurgjikale e hemorroideve mund të jetë e këshillueshme nëse ato bëhen të dhimbshme ose fillojnë të shkaktojnë gjakderdhje të rëndë.
Një hemorroidektomi është një procedurë e heqjes së hemorroideve, venat e fryra në anus. Hemorroidet mund të shkaktojnë simptoma të tilla, si: gjakderdhje, dhimbje, kruarje, djegie dhe acarim.
Ndonjëherë, hemorroide nuk shkaktojnë probleme dhe nuk kanë nevojë të trajtohen, por nëse ato bëhen të dhimbshme ose shkaktojnë gjakderdhje të rëndë, hemorroidektomia mund të jetë një lehtësim i dukshëm.
Procedura hemorroidektomisë
Mund të realizohet me anestezi lokale (një zonë e vogël e trupit tuaj është e mpirë) ose anestezi e përgjithshme.
Ka mënyra të ndryshme për të kryer procedurën, varësisht nga gjendja juaj. Në një hemorroidektomi tipike, kirurgu bën prerje të vogla rreth hemorroideve.
Teknika të tjera përfshijnë edhe injektimin ose përdorimi i një lazeri për të tkurrur hemorroidet. Konsultohuni me mjekun se cila procedurë është alternativa më e mirë për ju.
Para një hemorroidektomie
Tregojuni mjekut tuaj për të gjitha ilaçet që merrni para se të keni kirurgji hemorroidale. Disa ditë para ndërhyrjes kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për të ndaluar marrjen e barnave siç janë: aspirina, ibuprofen, Naproxen, Antikoagulantë oralë, Apixaban dhe Rivaroxaban ose Klopidogrel bisulfate.
Mjeku duhet të vihet në dijeni nëse pini duhan. Pirja e duhanit mund ta bëjë më të vështirë shërimin.
Mjeku do t’ju këshillojë që nuk duhet të hani ose pini 6 deri në 12 orë para procedurës.
Pas një hemorroidektomie
Ju mund të përjetoni dhimbje pas operacionit të hemorroideve. Mjeku mund t’ju përshkruajë medikamente për lehtësimin e sikletit.
Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë që të bëni një dush, ku do të qëndroni të ulur në një vaskë me pak ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta. Shërim i plotë zakonisht zgjat dy javë.
Pas procedurës, duhet të përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm, një dietë e posaçme që hemorroidet mos të përsëriten.
Këto mund të përfshijnë:
• Diete e pasur me fibra;
• Pini më shumë ujë;
• Shmangni uljen për periudha të gjata.
Rreziqet e mundshme të një hemorroidektomi janë: infeksioni dhe gjakderdhja.