Lidhu me ne

Mix

Arsyet më të shpeshta të rënies së flokëve!

Flokët thuhet që janë gjysma e bukurisë, sa shumë shqetësohemi kur nuk na rrinë bukur apo kur fillojmë të kemi probleme më to, kur fillojnë të bien më shumë se normalisht, hollohen apo kur humbasin shkëlqimin dhe vitalitetin e tyre.

Ka me dhjetëra e qindra produkte të cilat reklamohen për përkujdesjen ndaj tyre a janë ato vallë vërtete të efektshme? Disa nga patologjitë më të shpeshta të flokëve janë:

Rënia e flokëve në forme difuze (telogen effluvium)

Kur flokët fillojnë të na bien më shumë se normalisht (më shumë se 100 fije në ditë) flokët fillojnë të na rrallohen e të humbasin vitalitetin e tyre, atëherë shkaqet më të shpeshta të kësaj rënie janë:

Deficiencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyre ushqyerje jo të shëndetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, që përgjithësisht gjenden në perimet dhe frutat, mbajtja e dietave të forta për periudha të gjata kohe;

Shkaqe endokrinologjike si hypo ose hyper tiroidizmi, postpartum (mbas lindjes së një fëmije, kjo sepse si rezultat i proceseve të shumta mitotike që ndodhin gjatë shtatzënisë flokët gjatë kësaj periudhe nuk bien, por pas lindjes të gjitha ato flokë që normalisht duhet të kishin rënë gjatë periudhës së shtatzënisë fillojnë e bien njëherësh rreth 3-4 muaj pas lindjes);

Stresi i madh psikik dhe ai fizik;

Anemitë sidomos ato ferriprive (që vijnë si rezultat i marrjes të paktë të hekurit apo humbjes të tij nga organizmi siç janë hemorragjitë e ndryshme);

Infeksionet e përsëritura streptokoksike të fytit, hundës, veshëve etj.

E mira është që, përpara se të shkojmë nëpër qendra estetike dhe të trajtojmë këto rënie, të kontaktojmë më mjekun dermatolog për të gjetur shkakun e kësaj rënie, të cilat siç u përmenden më lartë.

Janë të shumta shkaqet dhe pa i mjekuar ato, ne nuk ndalojmë dot rënien e tyre, pavarësisht trajtimeve të jashtme që mund të bëhen për flokët, si maska apo produkte të tjera kozmetike.

Trajtimi i flokëve bëhet i kombinuar më terapi orale (që lufton shkakun) dhe aplikimin e produkteve kozmetike për flokët.

Kujdes duhet treguar me aplikimin pa kriter të këtyre produkteve, larjet shpeshta, përdorimi i procedurave kozmetike si tharjet e shpeshta me tharëse, aplikimi i produkteve për të shtrirë apo për t’i bërë kaçurrela, ekspozimi për periudha të gjata në diell, e thajnë dhe e hollojnë flokun.

Alopecia areata është një rënie e flokëve e lokalizuar në forme vatrash. Alopecia areata është një tjetër patologji ku floku bie në formën e vatrave të rrumbullakëta apo ovale. Lëkura në këto vatra duket e shëndetshme, por pa flokë.

Kjo formë e rënies së flokëve ka shkak përgjithësisht autoimun, që do të thotë se në mënyrë të pa parashikuar vetë trupi ynë krijon antitrupa që shkatërrojnë rrënjën e flokut (folikulin e tij).

Në 30 % të rasteve shoqërohet më patologji të tjera autoimune siç janë thiroiditet autoimune (sëmundje e gjëndrës tiroide, vitiligo (zbardhja e lëkurës më vatra), anemia pernicioze.

Trajtimi i kësaj patologjie konsiston në injektimin e solucioneve kortizonike në vatrën alopecike më një interval prej 4 javësh, dhe vitaminoterapi.

Alopecia androgjenike

Shpesh themi edhe pse s’ka flokë është njeri fisnik, rënia e flokëve në pjesën ballore të kokës quhet alopecia androgjenike, e cila ndodh si rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetike me faktorë hormonal (andogjenet).

Këto janë hormone mashkullore dhe veprojnë duke rritur apo shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që të bien flokët në pjesën ballore të kokës (përgjithësisht te personat që kanë të trashëguar këtë gjë).

Alopecia androgjenike ndodh si te meshkujt edhe te femrat

Te femrat kërkohen ekzaminimet hormonale si testosteroni apo dehydroepiandrosteroni, sepse kjo patologji mund të shoqërohet edhe më shqetësime të tjera si cikël menstrual i çrregullt, infertilitet, akne, virilizëm.

Trajtimi: aplikohet solucion minoxidil, lokalisht 2% dhe 5% në zonën e kokës ku ka rënie flokësh, ndërsa të meshkujt përdoret edhe finasterid 1 mg çdo ditë, mjekime këto që duhen dhënë dhe ndjekur nga mjeku dermatolog.

Dr. Shk. M Blerta Gjoni

Trichotillomania

Trichotillomania është një patologji që ka të bëjë më një ndjenjë kompulsive për të shkulur flokët dhe ka lidhje më çrregullime kompulsive psikike, këta personat duke realizuar vetë shkuljen flokëve qetësohen nga kjo lloj ndjenje dhe në njëfarë mënyrë shkarkojnë stresin që përjetojnë.

Flokët në zonat ku shkulen janë të rrallë, por duken mjaft folikuj flokësh, gjë e cila të ndihmon të diagnostikosh sakte këtë patologji, zakonisht kjo patologji vihet re tek adoleshentët apo edhe të fëmijët.

Rënia e flokëve në këtë rast nuk ka shkaqe organike, por mbrapa saj fshihet një çrregullim psikik, që mund të vijë si rezultat edhe përjetimit keq të situatave të vështira, mjekimi në këtë rast bëhet në bashkëpunim më mjekun psikiatër.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix3 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix4 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix4 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar7 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar7 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook