Lidhu me ne

Gatime

Uthulla e mollës dhe përfitimet shëndetësore të saj!

Uthulla krijohet kur bakteret ushqehen me sheqerin dhe alkoolin, në lëngjet e frutave, verë, mjaltë dhe lëngje të ngjashme.

Si rezultat do te kemi prodhimin e një solucioni acidi acetik dhe që mund të përmbajë edhe lëndë ushqyese të tjera. Ndërsa uthulla e mollës prodhohet me lëng të bërë nga mollët.

Nuk duket të ketë ndonjë gjë të veçantë për përfitimet e saj shëndetësore, krahasuar me llojet e tjera të uthullës. Ndoshta aroma dhe era e butë kanë ndihmuar në rritjen e reputacionit të saj. Nëse doni të dini a është mit apo e vërtetë lexoni më tej…

Në disa studime është parë që uthulla e mollës nëse merret e holluar me ujë ka si veti që të ndihmojë në uljen e peshës te personat mbipeshë. Dhe ata humbasin dhjamin që kanë në zonën e barkut.

Uthulla e mollës mund të ndihmojë dikë me diabet të kontrollojë sasinë e glukozës në gjak pas një vakti. Nëse merrni dy lugë çaji dhe e pini me ujë ose e merrini në kohën e ushqimit, ka efekt shumë të mirë.

Sheqeri i lartë i gjakut me kalimin e kohës mund të çojë në sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, goditje dhe verbëri. Uthulla mund t’ju ndihmojë gjithashtu për të mbajtur nivelin më të ulët të insulinës pasi ushqimit.

Qelizat tuaja kanë nevojë për këtë hormon, për të marrë glukozën nga gjaku dhe për t’u përdorur për energji. Por shumë insulinë e lëshuar, më shpesh mund ta bëjë trupin tuaj më pak të ndjeshëm ndaj tij – një gjendje e quajtur rezistencë e insulinës që mund të çojë në diabetin e tipit 2 ose ta bëjë atë më keq.

Luftimi i mikrobeve

Çdo uthull, mund do të vrasë disa mikrobe për shkak të acidit acetik që ka. Ajo punon më mirë në ushqimin tuaj. Pastron bakteret që mund të gjenden në gjethet e sallatës suaj. Nuk është mirë të dezinfektohet një prerje apo plagë. Dhe për shkak se është acid, ekziston mundësia që të djegë kimikisht lëkurën delikate.

Ka qenë prej kohësh e sugjeruar, për arsye të ndryshme, si një shpëlarje për të zbutur lëkurën e kokës. Por nuk ka dëshmi për të konfirmuar se uthulla vret bakteret ose kërpudhat e zbokthit.

Një përfitim tjetër i uthullës ka qenë sepse ajo është një mënyrë e mirë për të hequr nga koka parazitët dhe vezët e tyre. Uthulla mund të ndriçojë dhëmbët tuaj, por kujdes sepse gjithashtu heq smaltin e tyre, shtresën e hollë mbrojtëse. Ju duhet të prisni të paktën 30 minuta pasi hani ose pini që të shpëlani gojën me uthull të holluar.

Ky lëng i zymtë, pjesa më e trashë, që mblidhet në fund të disa uthullave, të quajtur “nëna”, përbëhet nga bakteret fermentuese dhe mbetjet e tyre të padëmshme. Disa thonë se kjo i jep uthullës më shumë përfitime shëndetësore, sepse bakteret e gjalla veprojnë si “probiotikë”, por ende nuk ka prova shkencore.

Polifenolet janë komponime kimike në fruta, perime, verë, kafe dhe çokollatë. Ata janë antioksidantë, të cilët mbrojnë qelizat tuaja nga dëmtimet e lidhura me kancerin dhe sëmundjet e tjera.

Nuk ka arsye për të menduar se polifenolet në uthullën e mollës nuk mund të jenë po aq të dobishme, por është më e nevojshme për më shumë studime.

Është parë se uthulla e mollës ndihmon dhe në pakësimin e oreksit. Kur uthulla shërbehet me bukë të bardhë për mëngjes, njerëzit shprehen se janë më të kënaqur dhe të ngopur.

Zakonisht merret 1-2 lugë në ditë, uthull molle e holluar me ujë. Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të filloni të merrni uthullën e mollës që të përfitoni prej saj një shëndet më të mirë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix7 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix9 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix9 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix10 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar13 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar13 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook