Lidhu me ne

Mix

Si të shpëtoni nga Majasëlli!

Majasëlli nuk është gjë tjetër veçse zgjerimi i venave të zorrës së trashë. Nga Majasëlli preken më shumë njerëzit që bëjnë jetë të ndenjur dhe që merren shumë pak me punë aktive.

Kjo është një sëmundje mjaft ë shpeshtë, që te gratë arrin deri në 70% të prekshmërisë.

Dallojmë Majasëll të brendshëm, ku nyjet e venave të zgjeruara janë në thellësi dhe nuk shihen me sy dhe Majasëlli i jashtëm ku ato dalin jashtë anusit.

Majasëlli mund të shkaktohet nga kapsllëku kronik, mbiushqyerja, jeta e ndenjur, sëmundjet e melçisë se zezë, sidomos ciarroza, pamjaftueshmëria e punës së zemrës, presioni i shtuar në pjesën e poshtme gjatë barrës apo tumoret e zorrës së trashë.

Ndalohen ushqimet ngacmuese, pikante, alkooli, piperi i kuq dhe i zi, salca apo mishi i derrit. Keshillohen ushtrime gjimnastikore, shëtitjet, masazhet e barkut, të luftohet jeta pasive.

– Bari i Majasëllit dhe i kolitit kanë dhënë rezultate të mira në gazrat, shfryrjet e zorrëve, në spazma etj. Pra, ka edhe shumë bimë të tjera si: Kamomili, frutat e Gështenjës së Egër, Bishtamidhi, Manaferra, Rigoni.

Merrni 40gr prej tij, zjeheni me 1 litër ujë për 1 orë e gjysëm dhe pini 1 filxhan para buke, 3 herë në ditë.

– Bishtat e disa patëllxhanave të karbonizohen në furrë të sobës derisa të bëhen pluhur. Me këtë merret dhe përzihet mjalti dhe vendoset në garzë sterile poshtë në anus. Ajo qetëson dhimbjet dhe përmirëson dukshëm hemorroidet nga poshtë.

– Merrni një lugë gjelle me sytha të njoma plepi, të thahen dhe kavardisen në tigan, pastaj përzihet pluhuri me vaj ulliri. Me këtë pomadë lyhet rreth e qark anusi duke e mjekuar në mëngjes dhe darkë.

– Merrni 5 lugë gjelle lëvore Dranakuqi të mbledhura para se të çelë gjethet. Hidheni në 1 litër ujë dhe zjeheni 10-15 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet 1 gotë para gjumit.

– Kur acarimi arrin kulmin, aq sa i sëmuri nuk mund të qëndrojë dot ulur, merrni 40 thelpinj nga bërthama pjeshkash dhe i kavardisni si kafe.

Një pjesë të këtij pluhuri mbyteni me vaj ulliri për të sajuar një lloj pomade për lyerje dhe shumica përzihet me 1kg mjaltë, 9 të verdha vezësh e 30 gr lule squfuri. I sëmuri duhet të marri 1 lugë gjelle 3 herë në ditë.

– Për qetësimin e dhimbjeve kanë përdorur edhe patatet e grira në rende. Këto përdoreshin në formë llapaje duke i mbështjellë me një pëlhurë.

– Merrni 30gr lule gështenje të egër, kamomil dhe bar pezmi, 10gr sherebelë dhe 3 lugë gjelle nga përzierja futen në gjysmë litri ujë të ftohtë dhe lihet 4 orë, duke e përzierë shpesh.

Pastaj ena e mbuluar zihet 5 minuta. Lihet të ftohet 30 minuta dhe kullohet mirë. Me të lyhet rektumi me një garzë të pastër. Kjo bëhet 2 herë në ditë dhe mbahet nga 10 minuta. Kështu vazhdohet 5 ditë me radhë.

– Frutat e pjekura të Gështenjës së Egër, mblidhen, copëtohen dhe futen në alkool, pra 5-6 kokrra në 300gr alkool për 10-15 ditë. Pastaj kullohet dhe pihet 3-4 herë në ditë, nga 50 pika në ditë kur të zë dhimbja.

– Merrni një lugë me gjethe Lule Basami 5gr, bar Pezmi 5 gr, Kamomil 5gr, gjethe Sherebele 3gr. Zjehini me 500gr ujë në një enë të mbuluar. Pas 30 minutash kullohet dhe pihet 3-4 doza në ditë, e ëmbëlsuar me pak mjaltë. Mjekimi vazhdon 5-7 ditë.

– Kur keni hemorragji në zorrë atëherë merrni 1-2 kokrra shege të pjekura. Qërohet nga lëkura dhe kokrrat e shegës vetëm përtypen, lëngu pihet, kurse bërsitë nxirren jashtë. Kështu ndalohet hemorragjia.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix6 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix8 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix9 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix9 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar12 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar12 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook