Lidhu me ne

Mix

Cilat janë 3 ëndrrat më të zakonshme që ju krijojnë gjendje ankthi?

Truri ynë, ndërsa ne flemë, vepron dhe krijon iluzione, ndonëse ne jemi të projektuar që t’i harrojmë shpesh përmbajtjet e ëndrrave”,- thotë Dr. Alex Dimitriu, psikiatër. Atëherë, çfarë ndodh në kokën tonë ndërsa flemë? Kujtimet renditen dhe ruhen, ne çlirojmë hapësirë të re për të mësuar, zgjidhim problemin dhe lidhim fakte të njohura, aq sa i gjithë truri ynë pëson një spastrim energjie.

Nëse jeni të shqetësuar për një prezantim të ardhshëm, me siguri do të ëndërroni, apo jo? ‘Nuk është tamam kështu’,- thotë Dimitriu. Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra dhe ëndrrat tona mund të mos përputhen gjithmonë saktësisht me atë që na shqetëson. Përkundrazi, ne zakonisht ëndërrojmë për ndonjë problem apo situatë zhgënjyese, e cila mund ose nuk mund të ketë lidhje me çfarë po ndodh në jetën tone të zgjuar.

Cilat janë 3 ëndrrat e zakonshme të ankthit të zbërthyera nga ekspertët?

Rënie nga lartësitë

“Ëndërrimi se po bie nga diku është një nga ëndrrat më të zakonshme të ankthit”,- thotë Dr. Arooj Najmussaqib, psikologe klinike. Nëse jeni duke rënë nga një ndërtesë, nga qielli, në errësirë ose në një vend të panjohur, kjo ëndërr sugjeron që keni ndjenja negative ose frikë nga diçka e keqe që po ndodh. Kjo ëndërr mund të nënkuptojë gjithashtu se jeni nervozë për një situatë specifike në jetën reale, si përfundimi i marrëdhënies, një prezantim, provime ose vlerësim. Sipas Najmussaqib, e gjitha kjo buron nga ndjenja e mungesës së kontrollit mbi një situatë.

Fatkeqësi natyrore

Pavarësisht nëse ëndërroni për uraganet, tornadot, tsunami, tërmetet, zjarret apo ndonjë fatkeqësi tjetër natyrore, kjo natë ëndrre ankthi, zakonisht nënkupton që jeni të mbingarkuar me diçka serioze në jetën reale. Fatkeqësisht, këto ëndrra nuk ofrojnë gjithmonë të dhëna shtesë, kështu që ju duhet të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni të mbingarkuar, në mënyrë që t’i drejtoheni këtij problemi. Sipas Najmussaqib, disa mundësi përfshijnë fillimin e një pune të re, humbjen e vendit të punës, vdekjen, divorcin ose frikën e një vendimi të ardhshëm që duhet të merrni.

Dikush po ju ndjek

Pjesa e më e çuditshme e të tilla ëndrrave është fakti se ju nuk e shihni se kush po ju ndjek, por thjesht keni ndjesinë e ndjekjes. Këto ëndrra, zakonisht nënkuptojnë se po ikni nga diçka në jetën tuaj, si një person, një vendim ose një vendndodhje. “Sido që të jetë, derisa të ndaloni së vrapuari në jetën e zgjuar, me siguri nuk do të ndaleni së drejtuari në ëndrrat”.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook