Mix
Çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Receta e parë e ditës qenka sekret mbretëror
Nga Pallati Mbretëror, nuk vijnë zakonisht të tilla informacione, madje janë mjaft të kufizuara dhe dihen nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish.
E ke pyetur ndonjëherë veten çfarë ha në mëngjes Kate Middleton? Nëse do të hash ashtu si Dukesha e Kembrixhit, me siguri e ke bërë, apo jo?
Në fakt, ky informacion nuk është aq e thjeshtë të sigurohet, siç u tha edhe më sipër. Megjithatë, me disa hetime, është gjendur edhe receta e parë e ditës së Kate, të cilën mund ta ndjekësh (ndoshta ajo të ndihmon të gjesh edhe një princ, haaa). Është patjetër një hap në drejtimin e duhur.
Sipas një raporti të publikuar nga People, Dukesha është fanse e drithërave, madje kur takoi për herë të parë Princin William në Universitetin St. Andrews, të dy u ulën për të ngrënë drithëra dhe fruta të thata në kafenenë e shkollës. (Uaaaauu)
Pas lindjes së Princeshës Charlotte, në vitin 2015, motra e Kate, Pippa Middleton, përgatiste edhe një green juice për nënën e dy fëmijëve.
“Pippa kujdeset që çdo tri ditë Kate të furnizohet me lëngje të freskëta frutash”, – tregonte një burim për Us Weekly asokohe. Ky është vërtet një trajtim surprizë. Kate, zakonisht i bën vetë lëngjet e frutave dhe e ka shumë herë më të lehtë, sidomos pas lindjes së tretë.
Prej kohësh tashmë, ajo përdor edhe green juice në mëngjes. Për vete dhe për tre fëmijët.