Mix
Shkaqet kryesore të krijimit të zbokthit të flokëve
Që të mposhtim problemin, në përgjithësi është mirë të shmangim shkakun. Në rastet e flokëve me zbokth, kjo është parësore, sidomos nëse e shohim që as shampot specifike nuk po japin efektin e duhur. Ja disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e zbokthit:
1. Trashëgimia
Zbokthi në përgjithësi është i trashëgueshëm. Nëse njëri nga prindërit ka pasur problem me zbokthin, atëherë ju jeni i prirur për të vuajtur nga zbokthi. Sipas shkencëtarëve, zbokthi është i lidhur me praninë e disa gjeneve përgjegjëse për shkaktimin e tij.
2. Stresi dhe pagjumësia
Kjo është e vërtetuar shkencërisht dhe është arsyeja kryesore e shfaqjes së zbokthit. Specialistët deklarojnë se në rastin e mbingarkesës, lodhjes së tepërt apo situatave stresuese shfaqet zbokth ose shtohet së tepërmi.
3. Mbajtja e vazhdueshme e kapeleve, kasketave rrit mundësinë e prodhimit të zbokthit pasi në këtë rast koka nuk ajroset siç duhet.
4. Përdorimi i tepruar i xhelit të flokëve, llakut apo produkteve të tjera të dëmshme për flokët.
5. Ndërrimi i shpeshtë i shampove e rrit mundësinë për krijimin e zbokthit.