Mix
Ushqyerja me gji, ushqimet e këshilluara për më shumë qumësht
Ciro Vestita, dietolog italian
Nuk është e vërtetë që një grua që ushqen fëmijën me gji duhet të ushqehet sa për dy veta. Ngrënia në sasi të mëdha dhe pa cilësi ndikon edhe në cilësinë e qumështit të saj; një nënë e re ka nevojë për afërsisht 2500 kalori. Ushqimi duhet të jetë i larmishëm dhe cilësor.
Ushqimet që këshillohen:
Thjerrëza dhe djathi parmixhan janë sipas traditës, ushqime qumështsjellëse. Të tilla janë gjithashtu edhe të brendshmet, oreshkat (mollë dheu ), elbi, tërshëra, kajsitë. Një gotë birrë gjatë vakteve favorizon prodhimin e qumështit.
Ushqime që duhen kufizuar:
Gjithçka që mund t’i japë shije të keqe qumështit: hudhra, qepa, lakra.
Shënim: Për sa është thënë më lart, vlen vetëm nëse nëna rrethohet nga qetësia: kush mëkon, ka nevojë për qetësi dhe ambient çlodhës.