Mix
Ja çfarë i ndodh fytyrës nëse flini pa pastruar grimin
Të gjitha vajzat e kanë provuar të flenë pa pastruar më përpara grimin. Mona Gohara, profesor i dermatologjisë në Yale, thotë se lëkura përdor gjumin si një mundësi për t’u rigjeneruar dhe produktet kozmetike e vëshirësojnë këtë proces, duke bllokuar poret dhe njëkohësisht duke u bërë shkaktarë për shfaqjen e akneve në lëkurë.
Nëse ky proces ndodh në ndonjë rast të rallë nuk përbën problem, por nëse kthehet në zakon atëhere lëkura mund të ketë shumë probleme.
Gohara rekomandon të pastroni mirë fytyrën para dhe pas gjumit nëse doni të eliminoni aknet bezdisëse që shpesh shfaqen nga mungesa e kujdesit që tregoni ndaj lekurës tuaj.
Burimi: http://news.health.com