Mix
Takat e larta, rrezik për deformimin e kyçeve të këmbëve
Një palë taka të larta mund ta plotësojnë më së miri një veshje të zakonshme. Por gratë të cilat i përdorin shpesh ato, më shumë se sa benefite do të kenë probleme me shëndetin e tyre.
Sipas studimeve më të fundit të publikuara, takat mund të shkaktojnë çekuilibër të dëmshëm në gjymtyrët e këmbëve.
Hulumtuesit kanë zbuluar efektin që mund të sjellë mbajtja e takave në përditshmëri dhe dolën në përfundimin se në fillim kemi të bëjmë me forcim të muskujve rreth e rrotull kyçit të këmbës, e më pas me probleme të tjera akoma më të rrezikshme për shëndetin.
“Është e kuptueshme që për profesione të caktuara përdorimi i takave është i nevojshëm, por këto gra nuk e kuptojnë se çfarë dëmi i bëjnë shëndetit të tyre pasi dobësojnë ndjeshëm ekuilibrin” thotë dr. Jong Sek (Yong Seok) nga Universiteti Hanseo në Korenë e Jugut.
Ekipi i dr. Sek ka marrë në studim 40 gra të cilat kanë mbajtur veshur taka 10 cm të larta(ose edhe më të larta) 3 herë në javë duke matur forcën e kyçit të këmbës të tyre.
Ata dolën në konkluzionin se përdorimi i shpeshtë i takave të larta shkakton çekuilibër të muskujve duke lënduar dhe deformuar kyçin e këmbës, duke deformuar kyçin, gjithashtu shkaktojnë dhimbje të forta këmbësh.
Rekomandohen të bëhen vazhdimisht ushtrime me këmbët dhe gishtat e këmbëve dhe sigurisht sa më pak taka të larta./BBC News