Mix
Kanceri i qafës së mitrës dhe pap testi, ç’duhet të dini
Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Qafa e uterusit (mitrës) është pjesa më e poshtme e mitrës.
Kanceri i qafës së uterusit (i njohur gjithashtu edhe si kanceri i cerviksit) njihet si njëri nga format më të shpeshta të kancerit midis grave. Ai hyn në grupin e sëmundjeve të cilat mund të kurohen dhe mjekohen nëse trajtohet qysh në stadet e hershme.
Faktorët riskantë që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës:
- Virusi i HPV-së që trasmetohet në rrugë seksuale
- Nëse aktiviteti seksual fillon para moshës 15 vjeç
- Nëse përdorimi i kontraceptivëve oral fillon para moshës 18 vjeç
- Nëse ju apo partneri juaj kanë partnerë të shumë seksuale
- Nëse ju vuani nga një infeksion që transmetohet seksualisht
- Nëse pini duhan
- Nëse përdorni një dietë jo të shëndetshme dhe të varfër në fruta-perime
Ç’mund të bëhet për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës?
- Kryeni pap testin në mënyrë të rregullt
- Mbani vetëm një partner seksual
- Përdorni metoda mbrojtëse të kontracepsionit siç është p.sh. kondomi
Çfarë është pap testi?
- Pap testi është një ekzaminim që kryhet nga mjeku apo infermierja në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë, të padhimbshme dhe që nuk sjell asnjë dëm.
- Ky ekzaminim kontrollon nëse gjenden qeliza jonormale në pjesën hyrëse të qafës së uterusit.
- Këto qeliza jonormale mund të mos jenë kanceroze, por nëse ato lihen të patrajtuara, mundet që të shkaktojnë edhe kancer.
Ku mund të kryhet një pap test?
- Pap testi mund të kryhet nga një mjek apo një tjetër personel i shëndetësisë që punon në një spital ose klinikë private ose institucioni mjekësor privat.
- Shumica e Pap testeve rezultojnë normale
- Mjeku do t’ju kontaktojë nëse Pap testi që keni kryer nuk rezulton normal
- Jo të gjitha qelizat anormale duhen konsideruar si kanceroze
- Infermierja do t’ju tregojë se kur do të merrni përgjigjen e ekzaminimeve të kryera
- Mjeku dhe infermierja do t’ju orientojë nëse do të keni nevojë për trajtim apo mjekim të mëtejshëm.
Ndjekja e vazhdueshme është e rëndësishme në rast të:
- ndonjë rezultati jonormal
- për diagnozën e hershme
- për trajtimin e hershëm
- për parandalimin e përhapjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit