Mix
Mjekët bëjnë thirrje: Konsumoni sa më pak pije energjike, mund t’ju shkaktojnë hepatit
Mjekët po paralajmërojnë mbi rreziqet e konsumimit të tepërt të pijeve energjike, pasi një burrë i moshës se mesme, i cili konsumonte 5 kanoçe në ditë, u infektua nga hepatiti akut.
50-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është diagnostikuar me dëmtime serioze në mëlçi.
Ai tregon se filloi të kishte dhimbje të tmerrshme në stomak dhe anoreksi pasi pinte 4 deri në 5 kanoçe me pije energjike për të qenë aktivë në punë.
Gjendja filloi të përkeqësohej me të përziera dhe të vjella. Në fillim mendoi se këto ishin simptoma të gripit, por u shqetësua kur filloi t’i zverdhej lëkura.
Mjekët në Kolegjin Mjekësor Universitar Florida zbuluan se këto simptoma vini si pasojë e hepatitit akut, një sëmundje e rëndë e mëlçisë.
Hepatiti zakonisht shkaktohet nga konsumimi i tepërt i alkoolit ose drogës, por pacienti thotë se nuk pinte alkool, duhan apo gjëra të jashtëligjshme.
Mjekët thonë se ka shumë mundësi që hepatiti të jetë shkaktuar nga overdoza e vitaminës B3, e njohur si niacin, që gjendet në sasi të lartë tek pijet energjike.
“Një kanoçe nga një pije energjike përmban 40 mg niacin, ose 200% të sasi së rekomanduar në ditë. Ai konsumonte 4 deri në 5 kanoçe në ditë për më shumë se 21 ditë rresht”, thonë mjekët.
Pacientit i është ndaluar kategorikisht konsumimi i pijeve energjike.
Burimi: Daily Mail