Lidhu me ne

Mix

Kujdes kur shikoni video pornografike në internet! Ja çfarë u shkaktojnë meshkujve

Po rritet gjithmonë e më shumë numri i të rinjve që kërkojnë trajtim për impotencë seksuale, për shkak të varësisë së tyre ndaj videove pornografike në internet, paralajmërojnë ekspertët.

Ekspozimi ndaj imazheve grafike dhe filmave pornografike po i bën meshkujt të pafuqishëm në dhomën e gjumit. Një rol të rëndësishëm këtu luajnë edhe telefonat inteligjentë dhe tabletët, me anë të cilave shikojnë videot pornografike.

Terapistja psikoseksuale Angela Gregory tregon për BBC se është rritur shumë këto kohët e fundit numri i të rinjve që kërkojnë ndihmë për këtë problem në klinikën e saj në Spitalin Universitar të Nottingham-it.

“Gjatë 16 viteve të fundit, sidomos këto 5 vitet e fundit, kam vënë re një rritje të numrit të meshkujve që janë drejtuar për tek klinika jonë. Nga përvoja kam parë që, historikisht meshkujt të cilët i janë drejtuar më shumë klinikës tonë janë të moshuarit, të cilët kanë probleme me disfunksionin erektil (impotencën seksuale) dhe me probleme të tjera, si diabet, sëmundje kardiovaskuale etj” tregon ajo.

“Ndërsa të rinjtë që i janë drejtuar klinikës tonë nuk kanë ndonjë sëmundje, ata janë kontrolluar nga mjeku dhe gjithçka ka rezultuar shumë mirë”.

“Prandaj, pyetjet e para që bëj gjithmonë janë në lidhje me videot pornografike dhe masturbimin, pasi këto mund të jenë shkaktari i problemit të tyre në arritjen e një ereksioni kur janë me partneren”.

Ky problem është shfaqur në dokumentarin e realizuar nga BBC, i titulluar ‘Brought up on Porn’.

Hulumtuesit shkencor kanë kontaktuar një djalë ri, i quajtur Nick, i cili ka filluar të shohë video porno në laptop që në moshën 15 vjeç.

Edhe pse dëshironte të kryente marrëdhënie me një partnere reale, ai nuk kishte pasur mundësi, duke qenë se ishte i lidhur pas videove pornografike.

Nick kërkoi ndihmën e një mjeku dhe u shërua pasi nuk shikoi video porno për 100 ditë. Ai tregon se shikonte video pornografike më shumë se 2 orë në ditë. Edhe pse i pëlqente një vajzë nuk kishte dëshirë seksuale për të. Sipas një studimi nga revista shkencore “Behavioural”, videot pornografike online krijojnë varësi po aq sa droga, dhe largojnë epshin seksual në realitet.

Burimi: Daily Mail 

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook