Lidhu me ne

Mix

Shenjat që shfaq kanceri dhe njerëzit i injorojnë

Testi rutinë nuk është e vetmja mënyrë që duhet të ndiqet për të parë nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Ju duhet të keni kujdes edhe për sinjalet që jep trupi në mënyrë të rastësishme dhe të pashpjegueshme. Ja disa nga shenjat e kancerit që s’duhet t’i injoroni:

Kollë kronike dhe dhimbje gjoksi: këto simptoma lidhen me disa lloje kanceri si leukemi dhe tumor të mushkërive. Këto simptoma shpesh shkaktojnë imitime kollitjesh të rënda ose bronkit. Pacientët që janë të prekur nga kanceri i mushkërive kanë dhimbje gjoksi që përhapet në shpatull e deri poshtë krahut.

shenja kanceri

Ethet e shpeshta dhe infeksionet: këto janë shenja të zakonshme të leukemisë ose kancerit të qelizave të gjakut që fillon në palcën e eshtrave. Në këtë gjendje palca prodhon qeliza të bardha jonormale të gjakut dhe ndikon në paaftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Vështirësitë në gëlltitje: kjo shënjë është e lidhur me kancerin e fytit, por në disa raste kjo është shenja e parë e kancerit të mushkërive.

Nyje limfatike të fryra apo gunga në qafë, poshtë krahut: nyjet e zgjeruara mund të tregojnë ndryshime në sistemin limfatik. Kjo është një shenjë që shpesh lidhet me disa lloje të kancerit.

Gjakderdhje e vazhdueshme: këto janë tregues që tregojnë diçka të parregullt që ndodh me trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut. Në disa raste kjo është shenjë e leukemisë. Me kalimin e kohës, qelizat leukemike mbushin qelizat e kuqe të gjakut dhe trombocitet të cilat dëmtojnë aftësinë e trupit të njeriut për të kryer oksigjenimin dhe mpiksjen e gjakut.

Dobësi dhe lodhje: lodhja e përgjithshme dhe dobësia, shpesh janë tregues të disa lloje kanceri që shoqërohen edhe me simptoma të tjera. Kur ndiheni të lodhur pa asnjë shkak ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Fryrje dhe shtim dhjami në bark: gratë që preken nga kanceri ovarian thonë se ndjenin fryrje të pashpjegueshme të barkut.

Ndiheni të plotë dhe të paaftë për të ngrënë: ky mund të jetë një tregues tjetër i kancerit ovarial. Në këto raste femrat nuk kanë oreks edhe pse mund të mos kenë ngrënë për një kohë të gjatë.

Dhimbje të legenit dhe të barkut: këto dy simptoma janë një sinjal i zakonshëm i kancerit ovarian. Leukemia mund të shkaktojë dhimbje barku gjithashtu, që ndodh si rezultat i shpëretkës së zgjeruar.

Jashtëqitje me gjak: shpesh kjo simptomë është e lidhur me kancerin e zorrës së trashë.

Humbje peshe në mënyrë të pashpjegueshme: ky është një sinjal i hershëm i kancerit të zorrës së trashë dhe llojeve të tjera të kancerit që janë të lidhura me tretjen e ushqimit.

Gjinj të fryrë dhe të kuq: nëse vëreni gjendra të vogla në formë gunge në gjinj ose nëse keni dhimbje të tij duhet të konsultoheni me mjekun sepse janë shenja që tregojnë se mund të jeni prekur nga kanceri i gjirit.

Enjtje e tipareve të fytyrës: pacientët e diagnostikuar me kancer të mushkërive kanë pasur enjtje të tipareve të fytyrës, qeska poshtë syve dhe skuqje.

Lëkurë e lënduar që nuk shërohet lehtë: të nxirat e lëkurës, gungat, koret dhe çdo shenjë tjetër në lëkurë që nuk shërohet shpejt mund të jetë e lidhur me melanomës, kancerin e lëkurës.

Burimi: dailyhealth

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook