Lidhu me ne

Mix

Kur fëmijët qajnë shumë, këshilla për baballarët

Nga Polikron Çelo, pediatër

Mos u mërzit baba, se kush më shumë e kush më pak, të gjithë fëmijët qajnë, prandaj ju këshilloj që në vend që të ankoheni, mundohuni të kapni, të regjistroni e memorizoni në trurin tuaj çdo të veçantë të tyre, bëhuni “spiun” (ashtu si përgjonin dikur zbuluesit para shpikjes së mjeteve moderne); mandej deshifroni si fillojnë, ritmin e të qarave, tonin dhe volumin e tyre.

bebi qaj

Mbas disa ditësh keni për të parë se do të jeni “specialisti” më i përsosur i kuptimit të kësaj gjuhe të çuditshme me të cilën do të komunikoni e do të dalloni të paktën 6 tipe qarjesh.

Mbas këtij “kualifikimi” keni për të thënë: këtë radhe qan, sepse:

1 – Ka uri?

I del gjumi (ose duke qenë zgjuar, e fillon të qajë me zë të ulët për pak kohë, mandej pushon. Mbas pak fillon të qajë përsëri, po këtë radhë më zë pak më të të lartë e më gjatë, mandej përsëri, po nuk do të kalojnë vetëm pak minuta dhe do të fillojë të qajë, po këtë radhë më zë më të fortë e më gjatë. Ky ritual do të përsëritet derisa t’i plotësohet ajo që kërkon, qëndron i qetë ose bie në gjumë.

2 – Ndihet i lodhur?

Qan në nënyrë monotone, herë me zë të ulët e herë pak më të lartë, pushojnë pak e fllojnë përsëri duke tundur kokën e fërkuar sytë; në dukje sikur duan të flenë, po nuk i zë gjumi.

3 – Ka ndonjë dhimbje?

Duke qenë mirë, papritur qan me zë të lartë e “me britma” sikur e ka pickuar njeri (ashtu si shpërthen alarmi i makinës kur e prek dikush); shoqëruar me lot e fytyrë që shpreh vuajtje.

babi dhe trinjaket

4 – Ndihet në siklet?

Janë qarje të vazhdueshme dhe nuk ndërpriten nëse nuk mënjanohet ajo që i shqetëson. Ndodhin zakonisht nga të ftohtët ose ngrohja e tepruar, qëndrimet në pozicione të papërshtatshme, ngacmime nga pelena të lagura ose të ndotura etj.

5 – Ndihet i vetmuar?

Qajnë e pushojnë, herë me zë të ulur e herë pak më të lartë; pra në në mënyrë të çrregullt. Nuk janë qarje të shoqëruara me ndryshime në shprehjen e fytyrës. Shpesh ndërpriten menjëherë sa merren në dorë ose kur zhvendosen nga një mjedis në tjetrin.

6 – Këto qarje janë disi të veçanta (kolikat serale – lexoni “Të qarat e pasdites”)

E mora vesh pse qan, po unë ç’të bëj, të rri duarkryq?

Absolutisht jo! Duke u orientuar lidhur me tipet e qarjeve, duhet të merrni masa për mënjanimin e shkakut të mundshëm.

Po ju tregoj dhe disa “marifete”.

  • Merrni një top të madh, p.sh.: nga ata që përdorni në ujë kur shkoni në plazh ose në palestra, vendoseni në dysheme, shtrijeni fëmijën përmbys mbi sipërfaqen e tij dhe bëni vazhdimisht lëvizje para – mbrapa.

Nëse kjo nuk jep rezultat, kaloni në një tjetër.

  • Për të nxjerrë gazrat, përveç vendosjes mbi sup mbas ushqerjes, ka dhe një mënyrë tjetër. Shtrijeni në shpinë mbi një tavolinë, mandej kapini me duart tuaja të dy kërcijtë dhe afrojini gjunjët afër lartësisë së gjoksit të bebit dhe bëni vazhdimisht lëvizie poshtë – lart (ashtu sikur ecni me bicikletë)
  • Po të keni karrike që rrotullohet, merreni bebin në prehër dhe rrotullohuni së bashku

Nëse dhe kjo nuk e qetësoi, ka dhe të tjera:

  • Provoni t’i ofroni një panoramë tjetër, duke vepruar si më poshtë.

– Mbajeni në krah duke qëndruar para një pasqyre, shumë qetësohen duke parë veten

– Bëni disa lëvizje poshtë e lart duke dalë në shkallë ose ballkon

– Variant tjetër – bëni xhiro me makinë.

– Merrni një çarçaf të vogël, në mes të tij shtrini fëmijën për së gjati, mandej kapni cepat nga një anë ju e nga ana tjetër gruaja dhe lëkundeni duke e kolovitur.

Një ditë u thirra për vizitë në shtëpinë e një mikut tim të vjetër dhe pashë atë që nuk e kisha parë ndonjëherë gjatë punës time shumëvjeçare.

Meqë djali  qante shumë, gjyshi autoritar kishte urdhëruar të vendosej në një çarçaf (si më sipër) dhe 2 nga fëmijët e shtëpisë ta lëkundnin pa pushim ditën dhe natën, prandaj u kish bërë grafik.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook