Sport
Anglia rinovon kontratën me trajnerin Gareth Southgate
Gareth Southgate: Trajneri i Anglisë nënshkruan kontratë të re deri në dhjetor 2024
Marrëveshja e mëparshme e Southgate do të skadonte pas Kupës së Botës 2022 në Katar.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka nënshkruar një kontratë të re për të udhëhequr kombëtaren deri në vitin 2024.
Gareth Southgate: “Jam i kënaqur që Steve [Holland] dhe unë kemi qenë në gjendje të zgjasim qëndrimin tonë në rolet tona përkatëse. Mbetet një privilegj i jashtëzakonshëm të drejtosh këtë ekip.”
Marrëveshja e mëparshme e Southgate do të skadonte në fund të finaleve të ‘Kupës së Botës në Katar’ në dhjetor të vitit të ardhshëm, por trajneri i Anglisë dhe ndihmësi i tij Steve Holland tani kanë nënshkruar kontrata të reja deri në dhjetor 2024.
Njoftimi i jep fund spekulimeve rreth të ardhmes së afërt të Southgate dhe do të thotë se ai do të drejtojë Anglinë në Euro 2024 nëse ata kualifikohen për turneun në Gjermani.
“Jam i kënaqur që Steve dhe unë kemi qenë në gjendje të zgjasim qëndrimin tonë në rolet tona përkatëse,” tha Southgate, në një deklaratë të lëshuar nga FA.