Mix
Jo makijazh kur shkoni në palestër
Për shumë ekspertë, përgjigjja është jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do ta heqin të gjithë grimin. Pra, me pak fjalë, lëkura kërkon të jetë e lirë, të paktën kur bëni palestër.
Probleme me poret…
Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë grimi i vendosur futet në brendësi të saj. Poret sigurisht më pas hapen për të lëshuar lëngjet, por ky proces bëhet më shumë problematik nëse vazhdoni të lyheni në kohën kur shkoni të bëni palestër. Ndaj mos e bëni më këtë gjë nëse dëshironi të mos e dëmtoni më tej lëkurën e fytyrës.
Toksinat
Në palestër shkohet edhe për të nxjerrë toksinat jashtë trupit dhe djersa është mënyra më e mirë për t’u pastruar. Por kur ju lyheni, krijohet një problem me toksinat, të cilat nuk arrijnë të dalin jashtë trupit tonë. Ndaj thojini stop grimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.