Gatime
Ulliri, vlerat e tij, si dhe recetë kundër hipertensionit
Ulliri, ashtu si dhe molla, limoni, portokalli apo rrushi është një bimë mjekësore e mrekullueshme dhe jashtëzakonisht kurative. Ullinjtë e gjelbër janë shumë ushqyes, forcojnë barkun dhe stimulojnë epshin seksual. Këshillohen të konsumohen nga diabetikët, pasi shuajnë etjen që shkakton diabeti. Ullinjtë e zinj janë të dobët për stomakun dhe fort jo të këndshëm. Ullinjtë e njelmët janë të mirë për trajtimin e djegieve. Në mjekësinë popullore përdoren lëvorja e drurit, gjethet, fruti dhe vaji i ullirit. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatit buloz dhe kromës. Ato kanë veti rrudhëse e tonike dhe së bashku me lëvoret e degëve përdoren kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe temperaturës së lartë etj. Vaji i ullirit përdoret për vlerat e larta dietike dhe kurative që ka.
Kurimi i tensionit të lartë të gjakut
Në mënyrë të posaçme, çaji me gjethet e ullirit ka dhënë rezultate të mira në uljen e tensionit të gjakut. Çaji filliimisht përgatitet me 20 gjethe ulliri që vendosen të ziejnë në një litër ujë. Pastaj shothen nga 5 gjethe çdo ditë derisa të arrihen 120 gjethe. Në të gjitha rastet çaji zihet derisa të mbeten 3/4 e ujit. Prej tij pihet 2 gota në mëngjes para buke dhe një në darkë para gjumit.