Mix
Mbipesha të shkurton jetën me 8 vjet
Mbipesha tek meshkujt e moshës nën 20 vjeç bën që këta të fundit të jetojnë 8 vjet më pak në krahasim me bashkëmoshatarët e tjerë me peshë normale. Një studim i kryer në Danimarkë ka arritur në përfundimin se mbipesha zakonisht nis para moshës 20 vjeç dhe shumica e meshkujve pas kësaj moshe kanë pak gjasa për t’u bërë obezë.
Studimi përfshiu 5000 meshkuj të moshës 20-80 vjeç dhe pas analizimit të të dhënave doli se çdo rritje e indeksit të masës trupore mbi nivelin 25 për personat e moshës nën 20 vjeç sjell 10% rritje të rrezikut të vdekjes së parakohshme. Indeksi i masës trupore në vlerën 25 llogaritet si kufi i sipërm i masës ideale trupore.
Ekspertët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht si duhanpirja, alkooli dhe stili i jetës.