Lidhu me ne

Mix

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Disa plaken, ndërsa të tjerë përdorin botoks sepse pse jo. Nëse më përpara toksina botulinike e tipit A – e njohur gjerësisht si botoks – ishte diçka që lidhej zakonisht me gratë dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar disi pamjen e fytyrës, në ditët e sotme burrat nuk përbëjnë përjashtim.

Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për Tiranapost.al, Erion Braçe u shpreh se “nuk merret me burra që bëjnë botoks” (duke iu referuar Ervin Salianjit) a thua se botoksi është diçka e keqe. Sidoqoftë, e vërtetë ose jo, Salianji nuk do të ishte i pari për të cilin përflitet se ka bërë botoks.

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Kryeministri Rama është përfolur më parë se mund të ketë bërë botoks, pretendime të cilat Rama i mohoi duke thënë se duket “papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut” sepse ka më “pak lodhje dhe stres” dhe “dielli ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë”. Një ekspert i fushës tregoi në anonimitet për Lapsi.al se “përveç botoksit të injektuar në pjesën e sipërme të ballit, doza jo të vogla materialit filler janë përdorur në pjesën poshtë syve si dhe në atë që ndan sytë me veshët”.

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Në një intervistë për “Ftesë në pesë” në Top Channel, kirurgu plastik Panajot Papa tha se “politikanë të njohur kanë kryer botoks tek ai” dhe kanë kërkuar – me të drejtën e pacientit për ruajtje të privatësisë – që të mos u dalë emri. Por nëse politikanët e kanë kaq problem të pranojnë ndërhyrjet, për të tjerët është me e lehtë.

Në vitin 2017, Agron Llakaj provoi trendin e famshëm të botoksit, por vetëm për të mos e bërë kurrë më. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Llakaj tregoi se pasi bëri botoks në fytyrë, nuk e njihte veten. Fytyra i kishte ngrirë, vetullat i qëndronin lart dhe shkurt dhe kuptoi që kjo punë s’bënte për të. Humoristi e konsideroi botoksin ide jo të mirë sepse rolet e tij kanë shumë të rëndësishme mimikën dhe ai nuk e kontrollonte dot aq mirë fytyrën.

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Pak kohë më parë, gazetari Bledi Strakosha pranoi te “Rudina” se ka bërë botoks dhe nuk ka turp ta tregojë. “Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe te sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës,” tha ai.

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

Shumë personazhe të huaj, nga emra të artit si Zac Efron, figura të televizionit si Simon Cowell e deri te emra të fuqishëm të biznesit, si Jeff Bezos, janë komentuar për botoksin.

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks
Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks
Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks

“Burrat kanë qenë gjithmonë të lidhur me shëndetin dhe mirëqenien në lidhje me atletikën, stërvitjen e forcës dhe ndërtimin e trupit. Këto aktivitete jo vetëm që shfaqin aftësi, por gjithashtu përqendrohen te imazhi i trupit në një farë mase,” shpjegon kirurgu Jaclyn Tomsic për Fortune. “Botoksi dhe procedurat e tjera kozmetike ofrojnë një rrugë tjetër për t’u ndjerë më mirë. Gjithnjë e më shumë burra që jo vetëm që marrin trajtim me botoks, por duke qenë më të hapur për të, tendenca do të vazhdojë të rritet dhe mendoj se kjo është një gjë e shkëlqyer.”

Disa faktorë që mund të kontribuojnë në rritjen e popullaritetit e botoksit te burrat përfshijnë:

Konkurrenca në vendin e punës: Shumë burra raportojnë se janë të motivuar për të bërë botoks për të ruajtur konkurrencën ndaj kolegëve më të rinj. Shumë njerëz mendojnë se mbajtja e një pamjeje rinore i ndihmon ata të luftojnë kundër moshës në vendin e punës.

Postimet në rrjete sociale: Postimet në Facebook, Instagram, LinkedIn dhe aplikacionet e takimeve, i bën burrat që duan të tregojnë fytyrën e tyre më mirë.

Inkurajimi nga të tjerët: Disa burra mund të jenë të motivuar për të bërë procedura kozmetike nga partneret/ët.

Ciladoqoftë arsyeja, botoksi nuk është më një “punë grash”.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook