Lidhu me ne

Radar

Energjia, importet janar-nëntor rekord historik, kapin shifrën 213 milionë euro

Energjia, importet janar-nëntor rekord historik, kapin shifrën 213

Importet e energjisë këtë vit kanë arritur një vlerë rekord, më të lartën ndonjëherë në historinë e vendit ku nga janari në nëntor janë shpenzuar 213 milionë euro.

Për të kuptuar gropën financiare që ka shkaktuar situata në financa mjafton të themi se kjo shumë përfaqëson 44.42 për qind të të ardhurave totale të kompanisë së shpërndarjes OSHEE sipas bilancit të vitit 2019 kur ndarja nuk ishte ende efektive me kompanitë e reja. Në këtë vit të ardhurat nga aktiviteti i kompanisë ishin rreth 59 miliardë lekë apo 481 milionë euro.

Nëse situate hidrike nuk do të pësojë asnjë përmirësim në vazhdim kompanisë që bën aktualisht blerjen Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, do ti duhen minimalisht edhe 65-70 milionë euro për të plotësuar pjesën e mbetur të këtij viti.

Çmimet e importeve sipas ditëve dhe javëve janë luhatur mes 220 deri në 320 euro/MWh. Çmimet u rritën në nivele rekord në fund të shtatorit dhe fillim tetori dhe kjo do të cilësohej si efekt i disa faktorëve që niste nga Kina, rritja e kërkesës për energji globalisht si pjesë e rimëkëmbjes post-pandemike por edhe nga prodhimi i ulët i energjisë fotovoltaike, kushteve jo të favorshëm hidrikë apo aplikimit të certifikatave të gjelbra.

Muaji me shpenzimet më të larta për energji me shumë gjasa do të rezultojë nëntori ku deri më tani nga data 3 e deri në 23 nëntor janë shpenzuar 65 milionë euro ndërkohë që mbetet ende e paplotësuar java e fundit e nëntorit. Muaji tetor kapi nivelin e 65.8 milionë euro sipas përllogaritjes së shifrave të ankandeve të publikuara nga FTL. Vetë OSHEE Group më herët ka raportuar se importet nga janari në shtator ishin 83 milionë euro.

Aktualisht vendi është në gjendjen emergjente të furnizimit me energji elektrike dhe për këtë janë marrë një sërë masash si pezullimi i investimeve nga operatorët e tregut, dhënia e 100 milionë eurove në funksion të sigurimit të energjisë për konsumin në vend.

Po kështu qeveria ka miratuar edhe një shumë prej 100 milionë euro të tjera të cilat do të përdoren për importet për vitin e ardhshëm.

Kjo shumë edhe pse modeste po të shohim shpenzimet e këtij viti justifikohet me faktin që konsumi në tregun e rregulluar nga janari 2022 do të ulët pasi do të dalin në tregun e lirë bizneset e lidhur në tension të mesëm që llogariten rreth 7 mijë.

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji sipas vendimit të qeverisë është në fuqi deri më 15 prill 2022 ndërkohë që kriza e energjisë parashikohet që të vijë duke u zbutur gradualisht por arritja e çmimeve të pranuara si normalë në tregje nuk pritet të ndodhë për të paktën dy vite sipas parashikimeve të ekspertëve globalë./Monitor

Energjia, importet janar-nëntor rekord historik, kapin shifrën 213
Energjia, importet janar-nëntor rekord historik, kapin shifrën 213

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook