Mix
FOTOT/ Shkëlqen në ‘BBV’, por a do ta njihnit Beatrix Ramosaj para ndërhyrjeve?
Ndërhyrjet estetike janë bërë të pashmangshme, sidomos për fytyrat publike që këto ndërhyrje i konsiderojnë normale.
Por, këto persona nuk pëlqejnë kur u publikohen foto para ndërhyrjeve estetike edhe pse kjo ndodh shumë shpesh.
Një nga këto është edhe Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja është momentalisht banore në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku duket mjaft simpatike nga mëngjesi deri në darkë.
Por, shikoni fotot e mëposhtme për të kujtuar si dukej ajo më parë.
Nuk mund të themi se këngëtarja e ka tepruar me ndërhyrjet, por janë mjaftueshëm për të rënë në sy ndryshimi.
Kujtojmë se pak ditë më parë në “BBV”, Beatrix pranoi se ka bërë operacion gjoksin, për ta zmadhuar.
“Kam operuar gjoksin. E kam operuar para pesë vitesh. Mamin e pyeta nëse duhet t’ia tregoja njerëzve por ajo më tha me shaka se gjoksi im dukej që nga avioni”, ka deklaruar ajo.