Lidhu me ne

Temporal

Si e qëlluan me 4 plumba, yllin e muzikës John Lennon


John Lennon lindi më 9 tetor 1940. Ishte muzikant anglez i zhanrit rok, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist paqe që ka marrë famë në mbarë botën si njëri nga anëtarët themelues të ‘The Beatles’.

Me Paul McCartney, John Lennon formoi një nga partneritetet tekstshkrues më me ndikim dhe më të suksesshëm të shekullit XX. Ai është i renditur nga Billboard si tekstshkruesi i dytë më i mirë pas McCartney.

Ai kishte emrin e presidentit Churchill, një djalë i lindur në Liverpool, në Luftën e Dytë Botërore.

Mamaja e tij Xhulia, siç thoshte ai, i jepte arsye për të jetuar. Por, kur prindërit e tij, Xhulia dhe Alfred Lennon u divorcuan, ai shkoi të jetonte me tezen e tij.

Ai ishte me nota të mira në mësime, por me vdekjen e xhaxhait të tij Xhorxh, ai filloi të ndryshonte.

Gjatë asaj kohe ai kishte formuar bandën “The QuarryMen” me shokët e tij të fëmijërisë. E dashura e tij Synthia, më vonë u bë gruaja e tij dhe me të lindi 1 djalë, Xhulianin. Më vonë ai u nda nga Synthia dhe u lidh me artisten japoneze Yoko Ono.

Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista. Ai ishte kundërshtues përmes punës së tij si aktivist paqe, së bashku me gruan e tij Yoko Ono.

Pas suksesit me ‘The Beatles’, Lennon gëzoi një solo karrierë të suksesshme me albumet si ‘John Lennon/Plastic Ono Band’ dhe ‘Imagine’ dhe këngë të tilla si “Give Peace a Chance” dhe “Imagine”.

Pas një vetë imponimi për të dalë në pension për të rritur djalin e tij Sean, Lennon rishfaqet me albumin ‘Double Fantasy’, por u vra më pak se një muaj pas lëshimit të albumit, album i cili në vitin 1981 fitoi ‘Grammy Award for Album of the Year’.

John Lennon u vra mbrëmjen e së hënës, më 8 dhjetor 1980. Ai u qëllua dhe u vra nga Mark David Chapman në arkën e Dakotës, në Nju Jork.

Lennon sapo ishte kthyer nga Record Plant Studio me gruan e tij, Yoko Ono. Pasi mori katër plagë të mëdha, Lennon vdiq pas mbërritjes në Spitalin Roosevelt.

Pak pasi stacionet e lajmeve lokale raportuan për vdekjen e Lennon, turmat u mblodhën në Spitalin Roosevelt dhe përpara Dakotës.

Chapman u deklarua fajtor për vrasjen e Lennon dhe u dënua me burgim për 20 vjet. Në vitin 2002, të anketuarit në një sondazh të BBC për 100 Greatest Britons votuan Lennon-in të 8-in.

Në vitin 2004, revista Rolling Stone e renditi Lennon-in të 38-in në listën e “The Immortals: The Fifty Greatest Artists of All Time” (The Beatles qenë të parët).

Ai gjithashtu u rendit këngëtari i pestë më i mirë i të gjitha kohërave nga Rolling Stone në vitin 2008.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook