Lidhu me ne

Radar

Makinat me timon anglez do të bllokohen/ Blendi Gonxhe: Do të futen në listën e zezë. Ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë automjete të tilla

Makinat me timon anglez do të bllokohen/ Blendi Gonxhe: Do të futen

Të gjitha automjetet me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen. Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe thotë se mjetet e targuara pas Marsit të vitit 2015 dhe kanë ende sistem drejtimin në krahun e djathtë do të bllokohen nga policia rrugore.

“Çdo targim bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo është targuar pas 21 Marsit 2015 je targuar pas kësaj date dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të kodit rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot koaludimin. Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale”.

Po ashtu edhe punonjësit të cilët kanë kaluar makina të tilla në kolaudim do të ndiqen penalisht dhe do të largohen nga puna.

“Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit  ne kemi kapur shumë  raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin. Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë. Auditi po punon me evidentimin e këtyre mjeteve”

Por çfarë duhet të bëjë një qytetar i cili ka një automjet të tillë në qarkullim?

“Duhet të ndërrojnë krahun e timonit, duhet të përputhen me kriteret dhe  normat, ligjit të kodit rrugor. Të bëjnë ndryshime konstruktive, të aplikojnë për ndryshime konstruktive”.

Vetëm në dy muajt e fundit në Shqipëri janë evidentuar 15 raste të automjeteve të tilla  të kolauduara pas 2015. Sipas ligjit për kodin rrugor që prej marsit të vitit 2015 në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve me timon anglez, po ashtu as qarkullimi i tyre në rrugë, pasi sipas ekspertëve ato janë bërë shkak për aksidente rrugore.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook