Radar
“Njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim!”- Mustafa Nano ironizon deklaratat e Berishës për Yuri Kim
Analisti i njohur Mustafa Nano ka ironizuar deklaratat e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh ambasadorja Yuri Kim nuk do të futej më në zyrën e tij pa u kërkuar falje demokratëve.
Nano thotë se kjo është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim, ndërkohë që është e vetmja gjë që ajo nuk e ka në plan.
“Berisha i thotë Yuri Kim-it: “Kurrë nuk do futesh në zyrën time”. Hahaha! Është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim. Është e vetmja gjë që Dua Lipa nuk e ka në plan”, shkruan analisti Mustafa Nano në rrjetet sociale.
Në fjalën e mbajtur sot në foltore, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi: “Dera e Sali Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër, do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do funksioni që të jetë nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar juve të falur për barin që ju serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vjet. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”.