Radar
Artan Fuga: Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar në vitet e fundit ka qenë në favor të Ramës
Akademiku i njohur, Artan Fuga mendon se ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar në pesë vitet e fundit ka qenë e njëanshme dhe në favor të kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për A2 CNN, Fuga thotë se kjo ka ardhur për shkak të rezistencës së opozitës ndaj projekteve amerikane e europiane.
“Partnerët e aleatët tanë, të rëndësishëm dhe të dobishëm, gjithë kohën kanë luajtur rol garant të paanshëm të demokracisë. Këtë radhë dukshëm kanë qenë në mbështetje të Ramës. Një supozim është që vitet e fundit opozita i ka rezistuar shumë projekteve amerikane e evropiane në Shqipëri. Si reforma në drejtësi apo ajo zgjedhore.
Dhe në momentin kur ti si opozitë ke këtë qëndrim, besojnë atë që është në qeveri dhe që çon përpara projektet”, thotë Fuga.