Kioske
Topit: ‘Ti je me Partinë Demokratike’
E ftuar dje në emisionin “Procesi Sportiv”, ish-banorja e “Big Brother” është ëbrë pjesë e një situate mjaft të sikletshme me ish-presidentin Bamir Topi.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit se me cilën parti ishte z.Topi, Xhensila është përgjigjur: “Me Partinë Demokratike”, ndërkohë që ky i fundit prej vitesh është themelues dhe drejtues i Partisë Frymë E Re Demokratike. Por shpejt Xhensila e ka kuptuar gabimin dhe është munduar ta rregullojë duke thënë: “Une ju kërkoj ndjesë për lapsusin, por në memorien time ju jeni ish presidenti i Shqipërisë dhe një nga figurat historike të Partisë Demokratike, sikurse më vjen të them se kushdo që emërohet në krye të PD-së, ajo parti i mbetet Sali Berishës.”
Pas emisionit të dy kanë bërë dhe një foto duke na treguar që ishte thjesht një situatë e sikletshme, shkruan revista “Vip”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu