Radar
Berisha nga Librazhdi: Basha shkelmoi çdo zotim, e shndërroi PD-në në Ministri të narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga ‘Foltorja’ e Librazhdit, se Lulzim Basha në bashkëpunim me Ramën e ktheu PD-në Ministri të qeverisë Rama.
Teksa foli për zgjedhjet e 25 Prilit, Berisha u shpreh se kryedemokrati harroi zotime dhe premtimet që iu kishte bërë shqiptarëve, duke filluar nga mbrojtja e votës te mosnjohja e zgjedhjeve.
“Pengkryetari se do mbrojë votën tuaj se nuk do njohë zgjedhjet e 25 Prillit, harroi çdo zotim shkelmoi çdo zotim. U kthye dhe u mor vetëm me karrigen e tij. Dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD-në e shndërroi në ministri të narkoshtetit shqiptar. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një opozite e vërtetë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në hsitorinë e këtij vendi, siç veproi peng Basha”, tha Berisha.