Mix
Çfarë është “e premtja e zezë” (a.k.a ‘Black Friday’)?
“E premtja e zezë” që njihet në termin anglisht si “Black Friday (edhe në vendin tonë) është dita pas festës së “Ditës së Falënderimeve” të enjten e fundit të Nëntorit. Pra, është shumë amerikane.
Por si çdo gjë amerikane, huazohet edhe në vendin tonë dhe për shkaqe marketingu pothuajse në të gjithë botën.
Pse çështje marketingu?
Sepse “Black Friday” është dita më e madhe e shitjeve me pakicë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (dhe pothuajse në të gjithë botën), shpesh e konsideruar si fillimi jozyrtar i sezonit të blerjeve të festave.
“Cyber Monday”, e hëna pas të ‘Premtes së Zezë’, është një ngjarje 24-orëshe për blerje në internet që u krijua për të bindur njerëzit të bëjnë blerjet e tyre në internet dhe tani shihet si një zgjatje e shitjeve të së ‘Premtes së Zezë’.
Në fakt “Black Friday” (E premtja e zezë) është të premten e ardhshme, pra me 26 nëntor, por shumë dyqane fizike dhe online, uljet i kanë nisur që sot, për të ofruar sa më shumë klientë.