Lidhu me ne

Gatime

Yndyrat në gjak / 4 frutat që duhet të hani patjetër kundër kolesterolit


Avokadot janë shumë të rekomanduara për pacientët të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Kolesteroli i lartë dhe problemet me zemrën janë të lidhura ngushtë dhe mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për organizmin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2016 sëmundjet më vdekjeprurëse u cilësuan ato kardiovaskularet. Kjo për një mori arsyesh, ku ndër më ndikueset dhe shkaktaret është pikërisht kolesteroli i lartë.

Personat që vuajnë nga kjo gjendje shtohen dita ditës, kështu që nevoja për parandalim është urgjente dhe shumë e nevojshme. Megjithëse kolesteroli i keq efektet mund t’i japë në forma të ndryshme, zemra është ajo që prek më shumë.

Si shumë sëmundje të tjera kronike që lidhen ngushtë me dietën e përditshme dhe ushqimin, edhe për uljen e kolesterolit duhet të filloni po nga këtu. Ushqimet e duhura mund të bëjnë vërtetë diferencën në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Prandaj në këtë artikull ju tregojmë 4 frutat më të mira që mund të hani çdo ditë për të shpëtuar nga kolesteroli i keq. Ndiqni më poshtë të shpjeguara secilën prej tyre në mënyrë që të përfitoni shëndet të mirë.

Avokado
Avokadot janë shumë të rekomanduara për pacientët të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Kjo pasi janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të rëndësishëm.

Këtu përfshihet vitamina K, C, B5, B6, E dhe yndyrna të shëndetshme të cilat parandalojnë rrezikun e ishemisë dhe ndihmojnë zemrën.

Të njëjtin rol luajnë edhe në shërimin apo balancimin e kolesterolit të keq në trup duke balancuar yndyrnat.

Domatet

Shumë të shijshme dhe të përdorshme, domatet janë të pasura me vitaminë A, B, K dhe C të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë tek shëndeti i syve dhe zemrës.

Domatet janë të pasura me kalium, prandaj ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në shëndetin e zemrës.

Mollët

Vlerat e mollëve për organizmin fillojnë që nga lëkura e mirë, tretja e deri tek zemra dhe balancimi i niveleve të kolesterolit.

Duke qënë e pasur me fibra është edhe një antoksidant shumë i mirë.

Kjo do të thotë më pas kolesterol të keq në trup.

Kështu vetëm me një mollë në ditë do të mund të evitoni prekjen nga arterioskleroza dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiovaskulare.

Agrumet

Të gjithë frutat që futen tek agrumet  duke përfshirë edhe limonin e qitron, janë të mrekullueshme për shëndetin e zemrës.

Megjithëse jashtë kësaj familje në këtë listë mund të përfshini edhe rrushin si një mënyrë për të mbajtur larg sëmundjet. Të gjitha këto fruta janë të pasura me falavonoide të cilat njihen për cilësitë e tyre në shëndetin e zemrës.

Fibrat e shumta që përmbajnë janë një kurë shumë e mirë kundër arteriosklerozës dhe kolesterolit të keq. Të gjitha këto fruta mjafton t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme dhe do të luftoni shumë sëmundje menjëherë në mënyrë natyrale.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Tom Doshi, i prerë: Vetëm me Sali Berishën nuk bashkëpunoj pas 11 majit

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ka deklaruar për CNA se personi i vetëm me të cilin nuk do të bashkëpunojë...

Mix17 orë më herët

Ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

Ju tashmë e dini se duhet të konsumoni ushqime të pasura me kalcium për shëndetin e kockave, por kjo lëndë...

Mix17 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por s’marrin asgjë

Të krijosh një marrëdhënie është e lehtë, por ta mbash atë të shëndetshme në mënyrë që të mos përfundojë është...

Kioske20 orë më herët

Si suksesi i TikTok ndezi garën për videot e shkurtra?

Dominimi i TikTok në tregun e videove të shkurtra po forcohet gjithnjë e më shumë, duke nxitur platformat më të...

Mix21 orë më herët

Jay Leno tregon se sa shumë kujdeset për gruan e tij: Më pëlqen ta bëj, ajo është një grua shumë e pavarur…

Në një bisedë me “In Depth with Graham Bensinger”, ish-prezantuesi i emisioneve të vona të natës ndau se si është...

Mix21 orë më herët

Kate Hudson jep disa këshilla që çdo nënë duhet t’i ndjekë: Mos prisni asgjë prej tyre

Kelce, e cila ka katër vajza nën moshën pesë vjeç me bashkëshortin e saj yll të NFL-së, Jason, u pajtua,...

Mix21 orë më herët

Ben Affleck zbulon se babai i tij qante kur shikonte filmin e David Lynch ‘Njeriu Elefant’

Aktori 52-vjeçar shfletoi koleksionin e Criterion Closet dhe përzgjodhi disa nga krijimet kinematografike që ai i konsideron të preferuarat e...

Mix21 orë më herët

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Ray Titus, CEO i United Franchise Group shkruan për mendimet e tij dhe disa rregulla të jetës (dhe biznesit) të...

Mix21 orë më herët

Kush është Aaron Parnas? Ylli i TikTok që po ndryshon mënyrën si Gen Z informohet për politikën

Nëse nuk je në TikTok, mund të mos kesh dëgjuar për Aaron Parnas. Por për miliona të rinj amerikanë, ai...

Mix21 orë më herët

Kina sfidon gjigantët e luksit, prodhon makinën që e krahasojnë me Rolls-Royce Cullinan, por me çmim shumë të lirë

Kompania kineze Zeekr ka prezantuar modelin më të ri, 9X, në Panairin e Automjeteve në Shangai, duke sfiduar markat tradicionale...

Facebook