Lidhu me ne

Radar

Jozefina Topalli zbulon prapaskenat: Basha ka çuar njerëzit, verifikuan të gjithë firmat e Berishës një për një!

Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për situatën në PD, tashmë që partia po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve.

Topalli zbuloi disa nga prapaskenat në PD, duke deklaruar se Lulzim Basha i ka verifikuar të gjithë firmat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, duke dërguar një gazetar që i ka parë të gjithë formularët, ndaj ai e di që Berisha ka mbështetjen e bazës.

“Ka trashur zërin Luli? Hahaha!
Ata kanë çuar një njeri të tyrin dhe kanë verifikuar të gjithë 4200 firmat. Kanë çuar një gazetar dhe kanë marrë të gjithë formularët. Kanë çuar njerëzit për të verifikuar një për një formularët. Janë mbi 65% e delegatëve, madje më e lartë po të mendosh se një pjesë nuk janë fare në Shqipëri.

Kjo i ka bërë të trashin zërin, që është komike dhe aq më qesharak bëhet.I ka mbetur edhe tre javë dhe mund të shtrëngojë vulën e tij. Në 11 dhjetor do të ketë një ngjarje të madhe politike. Nuk ka ndodhur të jetë vetë anëtarësia, që në refuzim të kërkesës së liderit, kanë vendosur vetë të mbledhin Kuvendin. Kjo e ka shkarkuar de facto Lulzim Bashën.

Vulën mund ta mbajë edhe tre javë, por PD do të hyjë në një proces tjetër. Edhe përzgjedhja e datës është një lloj celebrimi i rithemelimit të PD pas tre dekadash. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe gjatë kësaj periudha, e kanë lexuar se cfarë është ai që e quan veten me formim perëndimor.
Përjashtoi Belind Këlliçin, kryetarin e gruas, Flamur Nokën, ka përjashtuar kryetarin e degës së Fierit, ka përjashtuar Oerd Bylykbashin dhe sot kërcënon se do të përjashtojë të gjithë partinë.

Qenkan dashur shumë vite për të kuptuar identitetin e vërtetë të personit që ka drejtuar të djathtën shqiptare”, tha ndër të tjera Topalli.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook