Mix
“Ndihem e përdorur”, reagimi i Beatrix pasi mësoi se Kledi ka të dashur jashtë Big Brother!
Ftoi Beatrix për darkë, akuzohet për flirte me Arjolën, ndërkohë ka të dashur jashtë shtëpisë së Big Brother VIP: të gjithë pyesin në këtë pikë, se cfarë loje po bën Kledi brenda shtëpisë së famshme. Sjellja e tij ka krijuar konfuzion si mes banorëve ashtu edhe në publik.
Beatrix u shpreh se ndihej paska e përdorur dhe e zhgënjyer pasi në asnjë moment nuk i ka dhënë shpresa Kledit. ‘’Uroj që Kledi mos të jetë ky lloj personi, ndihem pak e përdorur por uroj të mos të zhgënjehem. Nuk i kam dhënë në asnjë moment shpresa, thjesht jam e edukuar’’,- tha ajo.
Kledi u përpoq ta sqaronte duke thënë se nuk ka dashur ta bëjë të ndihet keq, ndërsa edhe vetë nuk është i qartë se cfarë kërkon në këtë moment.
Arjola sakaq thotë se nuk ndihej aspak xheloze dhe se nuk e ka parë kurrë Kledin në atë aspekt.