Mix
Histori fantastike dashurie dhe sakrifice / E paralizuar në moshën 17-vjeçare, Chelsie Hill surprizon partnerin në ditën e dasmës
Chelsie Hill, e cila është e paralizuar nga beli e poshtë dhe përdor gjatë gjithë kohës një karrige me rrota për të lëvizur, u martua me partnerin e saj Jay Bloomfield.
Në këtë ditë të veçantë për ta, Hill, 29 vjeçe, e surprizoi Bloomfield, 34 vjeç, teksa ajo u ngrit për të ecur teksa shkonte drejt altarit e shoqëruar nga i ati. “Ai ishte thjesht i tronditur që unë po ecja sepse ai nuk e kishte idenë”, tha ajo për këtë moment të mrekullueshëm në jetën e saj.
Për ta bërë realitet ëndrrën e saj, Hill përdori mbajtëse për këmbët dhe një mbështeste, të cilën e kishte zbukuruar dhe kombinuar me dekorin e dasmës. “Dua të theksoj se nuk ka asgjë të keqe të ulesh në karrige”, tha Hill, e cila është paralizuar në një aksident me makinë në vitin 2010 kur ishte 17 vjeçe.
Ajo shtoi se gjithmonë teksa rritej e kishte imagjinuar veten duke ecur në altar, “Gjithë jetën time e kisha imagjinuar të shihesha sy më sy me bashkëshortin tim në ditën time të dasmës. Pas aksidentit tim, nuk isha e sigurt nëse do të gjeja ndonjëherë dikë që të më donte vërtet”, shkroi ajo në Instagram e saj,
“Më ke pranuar plotësisht, më ke nderuar dhe ke adhuruar të gjitha pjesët e mia. Për këtë moment sot doja të bëja diçka që e kisha ëndërruar gjithmonë”, tha ajo ndër të tjera gjatë betimit të saj.
Moment shumë emocionues gjatë mbrëmjes ishte edhe kur Hill dhe Jay Bloomfield ndanë kërcimin e tyre të parë.