Mix
Shawn Mendes dhe Camila Cabello ndahen pas 2 vitesh lidhje: Dashuria jonë për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë
Shawn Mendes dhe Camila Cabello i kanë dhënë fund “marrëdhënies së tyre romantike”.Mendes, 23 vjeç dhe Cabello, 24, njoftuan ndarjen e tyre në Instagram me një deklaratë të përbashkët.
“Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njeri është më e fortë se kurrë ❤️”, thuhej në deklaratën, të cilën ata të dy e ndanë në Instagram Story. “Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë”.
“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara ❤️❤️❤️ Camila dhe Shawn,” përfundon deklarata.
Dyshja ishin miq për disa vite përpara se të fillonin lidhjen në korrik të 2019-ës. Ata u fotografuan duke ndarë disa momente PDA gjatë asaj vere dhe bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift në gusht në MTV Video Music Awards, ku performuan duetin e tyre “Señorita”. Atë nëntor, ata performuan sërish hitin e nominuar për Grammy në American Music Awards.