Lidhu me ne

Radar

Erion Kristo: Nuk mësojmë nga gabimet. Shtetit nuk i plas fare!

Erion Kristo: Nuk mësojmë nga gabimet. Shtetit nuk i plas fare!

Që prej ditës së djeshme shoqëria shqiptare është e shokuar nga vrasja e tmerrshme e fëmijës 8-vjeçar në Fier. I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, gazetari Erion Kristo është shprehur se ngjarje të tilla nuk parandalohen me polici pasi sipas tij individë si autori i krimit makabër janë me dhjetëra e mijëra në vendin tonë dhe edhe pse na ndodhin shpesh të tilla ngjarje, prapë nuk mësojmë dhe shteti nuk bën asgjë.

“Si ky individ janë me dhjetëra e mijëra dhe kjo duket pasi kemi raste të tilla plot. Roja i shkollës abuzon me nxënësen, drejtori po ashtu dhe shumë raste të tjera. Monstruoziteti është përhapur në masë në këtë shoqëri. Këtu ka lëvizur shtylla kurrizore dhe shtylla kurrizore e një kombi është kultura. Nuk parandalohen të tilla ngjarje vetëm me polici. Çalojnë institucionet në këtë vend. Të mësojmë nga gabimet tona. Kemi mësuar ndonjë herë nga gabimet tona? Shkurt shtetit nuk i plas, kanë ndodhur edhe më parë dhe asgjë nuk ka bërë shteti, nuk është bërë asgjë për t’i parandaluar. Është shumë vonë ta vrasësh atë, iku fëmija. Nuk është zgjuarsi të thuash të kthejmë dënimin me vdekje.”, u shpreh gazetari Erion Kristo.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix12 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet19 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore20 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook