Sport
VIDEO/ Vidal, ndërhyrje “horror” ndaj kundërshtarit, pas 14 minutash lojë
Kili pësoi mëngjesin e sotme një humbje 0-2 ndaj Ekuadorit në shtëpi. Një ndeshje zhgënjyese nga vendasit që rrezikojnë të ngelin jashtë Kupës së Botës. Kili ngeli me 10 lojtarë pas vetëm 14 minutash lojë pasi Arturo Vidal bëri një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit të tij.
Mesfushori i Interit goditi me takë në fytyrë, Torresin, ndërsa gjyqtari i sfidës nuk u mendua dy herë dhe e nxori nga loja me karton të kuq. Për fat të mirë, Torres nuk pësoi një dëmtim të rëndë edhe pse ndërhyrje me taka në fytyrë ishte shumë e rrezikshme.