Radar
Marrëveshja Rama-Basha/ Berisha: Me krimin nuk ka kompromis!
Sali Berisha tha nga “Foltorja” ne Fushe Kruje se nëse ka diçka për të cilën ai e ka penguar Bashën, ajo ka qenë marrëveshja për bashkëqeverisje me Edi Ramën.
“Opozita dështoi në çdo aksion, jo për fajin tuaj sepse ju sakrifikuat si asnjëherë tjetër, por sakrifikuat për shkak të një kryetari që mendonte krejtësisht për vete, për interesat e tij, dhe mendonte në mënyrë absolute se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse është një vendim që e ka penguar Sali Berisha, u garantoj se është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin dhe korrupsionin do ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” theksoi Berisha.