Lidhu me ne

Aktualitet

Basha rrezikon burg në Amerikë dhe Shqipëri/ Si përfitoi para nga bizneset për lobimin rus

cna lajme politike

Jamarbër Malltezi rikujtoi deklaratën e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur ky i fundit tha se beteja sapo ka filluar, mirëpo beteja sipas Malltezit ka filluar në vitin 1990.

I ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News, Malltezi theksoi se PD e tanishme e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje dhe Foltorja ishte pikerisht ajo e cila zgjoi PD nga gjumi letargjik.

“Për fat të keq PD e tanishme, e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje. Forca e asaj partie nuk është kryetari, sa lëpirësa ke me vete, por anëtarësia e PD. Levizja që ka nisur profesor Berisha me Foltoren, ishte levizje që zgjoi PD nga gjumi letargjik. Demokratët kërkojnë të flasin lirshëm. Ku është opozita sot? Ky tha beteja sapo ka filluar. 

Mas 31 vitesh do fillonte historia me këtë. Kaq i trashë, kaq gënjeshtar është. Çfarë halli kishte që gënjeu. Pse kur filloi beteja kur e shpalli ky me 27 prill? Tani pas 7 muajsh ku është beteja? Hellow, ku e ke PD-në? Gjumë!”, tha Malltezi.

Më tej ai ka folur edhe për dosjen ruse që i është përmendur kreut të PD, Lulzim Bashës. Malltezi shprehu se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi, për t’i depozituar te Nik Muzini.

“Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri. 

Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas 2 muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse fshihet pas PD ky njeri frikacak. Aty është një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë, të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD. 

Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse”, theksoi Malltezi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix5 orë më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix5 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi8 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske8 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar8 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix10 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix10 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix11 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore11 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook