Radar
Ulje e lehtë temperaturash, si pritet të jetë moti sot
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por gjatë mesditës do të shfaqen vranësira të lehta.
Ndërsa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime pjesën më të madhe të shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin Jugperëndimor dhe Veriperëndimor.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes por rënie me 1-2°C do të sjellin edhe orët e mesditës duke u luhatur nga 2°C deri në 20 °C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në territorin e kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin por pa rrezikuar reshje.
Paraditja do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave fillimisht nga zonat veriore dhe gradualisht moti i kthjellët përfshin gjithë Maqedoninë e Veriut.
Veriperëndimi i Europës dhe Qëndra do të paraqiten në ndikimin e motit të vranët, rrebesheve të shiut dhe stuhive afatshkurtra të erës si pasojë e zhvillimit të një qëndre ciklonare mbi Britaninë e Madhe. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraiten Gadishulli Skandinav. Ndërsa kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Europës.