Radar
FOTO/ Ky është autori i vrasjes makabre në Fier, mori peng 8-vjeçarin dhe e groposi në oborrin e shtëpisë
Ky është Klodian Çalamani, autori i vrasjes makabre të 8-vjeçarit, ditën e sotme në fshatin Grecalli të Fierit.
Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin, i cili në orët e pasdites kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.
Më pas, ai e ka vrarë të miturin dhe e ka mbuluar groposur me baltë në oborrin e banesës së tij.
Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe nuk gjendej as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet.
Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit.
Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.
Në vitin 2006 ai kishte qenë autor i një tjetër pengmarrje. Bashkë me shokun e tij ai kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar për të paktën 20 minuta.