Mix
Fansat aludojnë se Irina Shayk është rikthyer me Bradley Cooper

Dy ish-të dashurit Irina Shayk dhe Bradley Cooper mund të jenë ribashkuar dhe kjo është një aludim i fansave pasi dyshja janë parë gjatë një shëtitje në zonën West Village në Manhattan gjatë fundjavës dhe dukeshin shumë të afërt. Ish-partnerët, të cilët kanë një vajzë 4 vjeçe të quajtur Lea, u panë të lumtur teksa ecnin krah për krah gjatë kthimit në shtëpinë e aktorit.

Bradley kishte veshur një pallto mbi një bluzë të thjeshtë, xhinse të errëta dhe atlete ngjyrë ulliri me lidhëse të kuqe.

Për daljen e tyre, Shayk kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zi. Ajo u pa po ashtu me një maskë mbrojtëse për fytyrën, atlete të bardha dhe një çantë lëkure të zezë.
