Radar
Yuri Kim jep shembullin, “shpohet” me dozën e tretë të vaksinës anti-covid: Ndihem shkëlqyeshëm!
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid-19.
Ajo ka postuar një foto të momentit të marrjes së dozën në Instagramin e saj duke shkruar se ndihet shkëlqyeshëm dhe falënderon shkencëtarët për krijimin e vaksinës.
Yuri Kim: Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës.