Mix
Këngëtarja e grupit “Brass Against” urinon në fytyrën e fansit gjatë koncertit (VIDEO)
Një situatë e çuditshme ka ndodhur në koncertin e grupit Brass Against në New York. Këngëtarja e grupit, Sophia Urista tha gjatë koncertit se i nevojitej të shkonte patjetër në tualet, dhe papritur i drejtohet turmës duke e pyetur nëse dikush nga fansat dilte vullnetar që ajo t’i urinonte në fytyrë.
Një fans i saj u tregua i gatshëm dhe u ngjit menjëherë në skenë dhe u pozicionua, menjëherë Sophia hoqi pantallonat dhe ndërsa po urinonte vazhdoi dhe të këndonte.
Videoja u bë virale, por shumë nuk e pritën mirë dhe pas kësaj grupi kërkoi falje për veprimin e vokalistes së tyre.
Ndërkohë autoritet e Daytona po hetojnë incidentin, ndërsa Urista mund të përballet me një dënim maksimal prej një viti burg.