Radar
Rindizet lufta Armeni-Azerbajxhan, shumë të vdekur në kufi
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, një vit pas shpalljes së armëpushimit me ndërmjetësimin e Rusisë pasi azerët rimorën kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakhut.
Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se përplasja e armatosur ka ndodhur në rajonin e Siyunikut dhe ka një numër të madh të vdekurish prej ushtarëve të tyre.
“Konfirmohet humbja e jetës së dy ushtarëve, ndërsa po vijon puna për të verifikuar edhe informacionet për dëme të tjera të pësuara. Kemi humbur dy pozicione ushtarake deri më tani. Për shkak të reagimeve tona u kemi shkaktaur dëme të mëdha armikut”, bën me dije Ministria e Mbrojtes së Armenisë.
Pas marrjes së kontrollit në Nagorni Karabakh, azerët po tentojnë të rivendosin kufirin siç ka qenë më parë me Armëninë duke sjellë në konflikte të tilla. Ministria e Mbrojtjes i ka quajtur provokime të Armenisë këto veprime, të cilat sipas tyre po marrin përgjigjen e duhur nga ushtria.