Lidhu me ne

Mix

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë? Jeni pro apo kundër konkurseve për fëmijë?

SHKRUAR NGA ANABEL

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Konkurset për fëmijë kanë qenë gjithnjë të pranishme dhe të diskutueshme. Nuk ka rëndësi nëse është një garë sportive, konkurs nëpër shkolla, spektakle televizive si “Gjeniu i Vogël”, “The Voice Kids”, rubrika “Power Kids” tek “E diela shqiptare” apo së fundmi “T’ka mami yll”, çdo program me fëmijët në qendër është delikat.

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Çfarë na sjell ndërmend fjala “konkurrencë”? A është e gjithë konkurrenca një gjë e mirë? Si e dallojmë konkurrencën e dobishme dhe atë që mund të dëmtojë fëmijën? A janë të këshillueshme konkurset? Nëse po/jo, pse? Në vijim të këtij artikulli do të ndalemi te përfitimet dhe rreziqet e përfshirjes së fëmijëve nëpër konkurse dhe çfarë duhet bërë.

Shënim: Përfitimet dhe rreziqet në vijim u referohen vetëm konkurseve si gara sportive, konkurse me tema shkollore, gara këndimi, vallëzimi ose talente të tjera; nuk bëhet fjalë për organizime si “fotoja/veshja më e bukur” ose konkurse të ngjashme.

Mënyra se si një fëmijë ndërvepron dhe interpreton konkurset dhe konkurrencën varet nga mosha dhe ndryshimet sociale. Ndalemi fillimisht në aspektet negative të konkurrencës te fëmijët. Pse disa njerëz janë kundër?

Alfie Kohn, autor i “Asnjë konkurs: Çështja kundër konkurrencës” është i mendimit se “në një kulturë konkurruese, një fëmije i thuhet se nuk mjafton të jesh i mirë. Ai duhet të triumfojë mbi të tjerët. Por sa më shumë të konkurrojë, aq më shumë duhet të konkurrojë për t’u ndjerë mirë me veten. Por fitorja nuk ndërton karakter; thjesht e lejon një fëmijë të ngazëllohet përkohësisht.”

“Jo të gjithë mund të fitojnë një konkurs. Nëse një fëmijë fiton, një tjetër nuk mundet. Konkurrenca e çon fëmijën të ketë zili fituesit, të ndihet humbës[…]Fëmijët ndihen më mirë për veten kur punojnë me të tjerët sesa kur punojnë kundër tyre dhe vetëvlerësimi nuk varet nga fitimi i një testi drejtshkrimi ose një loje të vogël.” – thotë ai.

I ndjeri Franklin D. Roosevelt, ish-president i SHBA-së, ka thënë se “konkurrenca ka qenë e dobishme deri në një pikë të caktuar dhe jo më tej, por bashkëpunimi, gjë për të cilën duhet të përpiqemi sot, fillon aty ku mbaron konkurrenca”.

Arsye të tjera pse konkurset shihen si diçka negative përfshijnë se fëmijët ndihen në presion për të patur sukses ose mund të ndihen keq me veten dhe të mos kenë vetëvlerësim.

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Por jo të gjithë mendojnë negativisht. Le të shohim disa mendime që janë në favor të konkurseve.

Jennifer Veale, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e TrueCompetition.org, shkruan se “konkurrenca e shëndetshme i frymëzon fëmijët të bëjnë më të mirën e tyre – jo vetëm mjaftueshëm mirë. Kur ata konkurrojnë, do të bëhen më kureshtarë, do të hulumtojnë në mënyrë të pavarur dhe do të mësojnë të punojnë me të tjerët.”

Sipas saj, këto aftësi i përgatisin fëmijët për të gjitha llojet e situatave të ardhshme. Aftësia për të qenë konkurrues do t’u japë një avantazh të rëndësishëm.

Lyn Kendall, konsulente për fëmijë, thotë:

“Konkurrenca është e mirë për fëmijët. Është krejt normale që njerëzit të gjykojnë veten kundër të tjerëve, kështu që në këtë aspekt konkurrenca është mjaft e shëndetshme. Në një mjedis mbështetës, konkurrenca mund të mësojë një fëmijë të pranojë dështimin pa humbur vetëvlerësimin.”

Duket se një pikë i bashkon mendimet pro dhe kundër: konkurrenca e shëndetshme. Si arrihet?

A janë të rrezikshme konkurset për fëmijë?

Fillimisht, ka rëndësi edhe zgjedhja e garave në raport me aftësitë e fëmijëve për t’u përfshirë.

Një konkurrencë e bën të pashëndetshme mënyra si trajtohen konkurset. Prindërit duhet të punojnë me fëmijët që ata të kuptojnë se qëllimi i konkursit nuk është vetëm fitorja. Ata duhet të inkurajohen që ta shohin fitoren si bonus, jo si qëllim kryesor, në të kundërt mund të ndihen të dekurajuar.

Si prind, duhet të përpiqeni t’i mësoni fëmijës se konkurrenca është argëtuese, mund të mësojnë shumë prej saj dhe fitorja është thjesht qershia mbi tortë!

Të qenit në gjendje që të dallojnë se ku kanë gabuar dhe se mund të stërviten për t’u përmirësuar, mund t’i ndihmojë edhe për të ardhmen.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar10 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix10 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix11 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix11 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix11 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix11 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar12 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix12 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix12 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook