Radar
Ristani: Basha tani e kuptoi seriozitetin e situatës
Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani duke folur për SYRI TV ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, për të mbledhur një Kuvend në datën 18 dhjetor, veç 7 ditë pas kuvendit të 11 dhjetorit.
“Frikacaku e kuptoi se sa seriozisht e kanë marrë delegatët e PD-së.
Person individ i vetmuar i shkëputur është Basha. Kur mblidhen 5000 firmat nuk janë më interesat personale, por të demokratëve.
Interesi është vetëm i Bashës, që të mbajë Ramën në pushtet dhe për të mbajtur atë në pushtet, duhet të mbajë PD-në në opozitë.
Kuvendi do të mblidhet për interesin e shumicës së anëtarëve”, u shpreh Arben Ristani.