Radar
Rama shtyu Spiropalin dhe ofendoi Tabakun/ Yuri Kim reagon: Dhuna në Parlament është e papranueshme
Ambasadorja Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur ditën e sotme në Parlament. Me një postim në Twitter Kim shkruan se gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme. Ajo u bën apel e udhëheqësve se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.
“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”- shkruan ajo.