Mix
Ori Nebijaj zbulon dy figurat që simpatizon në Partinë Socialiste
Moderatorja Ori Nebijaj kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit dhe ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë.
Ori prej vitesh është e angazhuar në politikë dhe asnjëherë nuk ka nguruar për të folur për figurat që simpatizon në partinë ku bën pjesë, por së fundmi ajo ka zbuluar figurat e saj të preferuara nga partia kundërshtare..
Teksa u pyet në programin “E diell” për emrat e dy deputetëve të majtë për të cilët ka më shumë simpati, ajo tha, “E kam thënë edhe njëherë tjetër që kam pasur simpati për Arta Daden, si zonjë dhe më pëlqente shumë portreti i saj. Po them edhe Mimi Kodheli meqë e kam pasur në studion e Wake Up dhe kam qenë komode në komunikim”.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit, Ori pavarësisht se mori rreth 5 600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën vetëm 15 deputetë nga kryeqyteti.