Lidhu me ne

Temporal

Teksa “arinjtë” grinden, “minjtë” majmen…

Nga Eduard Zaloshnja

Teksa vemendja e opinionit publik është mbërthyer në betejën epike mes “babës” Berisha dhe “birit” Basha, në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë diskutohen paketa fiskale dhe buxheti publik i vitit të ardhshëm. Diku shtohen ca fjalë e diku hiqen; diku modifikohet ndonjë shifër apo shfuqizohet ndonjë nen. Dhe pas të gjitha këtyre ndryshimeve mund të gjesh gjyrmët e bizneseve të mëdha e të mesme, që përfitojnë prej tyre.

Pasi të miratohen përfundimisht ndryshimet në Kuvend, këto biznese do të punojnë me vetmohim çdo ditë (si minjtë që gërryejnë me durim ushqimin e tyre), për të paguar edhe më pak se sa parashikojnë vetë ndryshimet e lobuara prej tyre…

Kështu ka ndodhur kur grindej Meta me Nanon, Nano me Berishën, Berisha me Ramën, Rama me Bashën, e kështu vazhdon edhe sot.

Në 20 vjetët e fundit, në Thesarin e Shtetit është futur vetëm 24%-28% e vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (përmes tatimeve, taksave doganore, akcizave, etj). Ndërkohë, disa shtete fqinje me srtukturë të ngjashme ekonomike e fiskale me tonën, si p.sh., Mal i Zi, Bosnja dhe Serbia, kanë grumbulluar gjatë kësaj periudhe në buxhetin shtetëror 37%-43% të vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në qoftë se Shqipëria do të kapte mesin e intervalit të fqinjëve (40%), në Thesarin e Shtetit tonë do të futeshin 2 miliardë dollarë në vit më shumë se ç’futen aktualisht. Që do të thotë se në 4 vjetët e ardhshme, do të futeshin të paktën 8 miliardë dollarë më shumë.

Me 8 miliardë dollarë ekstra në 4 vjet mund të realizohen të gjitha premtimet e qeverisë Rama 3 (madje edhe ca të tjera), pa marrë kredi dhe pa bërë partnerite private-publike. Por problemi është se ne nuk po i ngremë dot të ardhurat buxhetore as mbi nivelin 28% të vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Ndërkohë decibelët e grindjeve mes “arinjve” të politikës vazhdojnë të rriten pa ndërprerje…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport4 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix4 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix4 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix4 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix5 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix5 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix5 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix5 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix5 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix5 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook