Aktualitet
Durrës, vritet me armë zjarri biznesmeni në zonën e plazhit
Mësohet se viktima është shtetasi Shpëtim Shala, 39 vjeç, biznesmen ndërtimi me origjinë nga Xhafzotaj, banues në qytetin bregdetar.
Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit i vrarë në një automjet tip “Volkswagen” me targë AA086HJ pranë një lokali në lagjen nr. 13 në sektorin “Iliria”, poshtë pallatit ku banonte.
Dyshohet se Shala është qëlluar me pistoletë me silenciator, pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje.
Blutë e qytetit kanë bërë me dije se viktima ka qenë person me precedentë penalë, i proceduar më parë për trafik narkotikësh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu